Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik ben pjese ne grupin e vitaminave B. Eshte nje vitamine hidrosolubile (e tretshme ne uje), nuk grumbullohet ne organizem dhe per kete arsye duhet marre cdo dite nepermjet ushqimeve. Luan rol te rendesishem ne te gjitha proceset metabolike.

Funksionet e vit B5:

1 – Eshte e rendesishme per metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave, dhe proteinave. Ndihmon ne kthimin e tyre ne energji te nevojshme per organizmin.

2- Eshte e rendesishme per sintezen e kolesterolit, acideve yndyrore dhe hormoneve.

3- Ndihmon ne forcimin e lekures, thonjeve, flokeve dhe ne cikatrizimin e plageve.

4- Ndihmon ne prodhimin e rruazave te kuqe

5- Eshte e perfshire ne sintezen e koenzimes A

Ushqimet qe permbajne vitamine B5:

– Bishtajoret

– Te brendeshmet

– Melci vici, derri

– Veza

– Peshku salmon

– Avocado

– Lulelakra

– Kerpudhat e thara

Dozat ditore te rekomanduara per vitaminen B5:

– Foshnjat 0- 6 muajsh 1.7 mg/dite

– Foshnjat 7-12 muajsh 1.8 mg/dite

– Femijet 1 – 3 vjec 2 mg/dite

– Femijet 4 – 8 vjec 3 mg/dite

– Femijet 9 – 13 vjec 4 mg/dite

– Adoleshente dhe te rritur > 14 vjec 5mg dite

– Femra shtatezena 6 mg/dite

– Femra gjidhenese 7 mg/dite

Mungesa e Vit B5 ndodh shume ralle kryesisht ne kushtet e malnutricionit te thelle ose ne disa defekte shume te rralla gienetike nuk metabolizohet acidi pantotenik)

Simptomat e mungeses se vit B5

1-Dhimbje koke

2-Lodhje

3-Irritabilitet

4-Pagjumesi

5- Te perziera, te vjella, dhimbje abdominale

6- Ndjesi djegie te duarve dhe kembeve

7- Ngerce muskulare

8- Depresion

10- Probleme neurologjike dhe nervore

11- Mund te shkaktoje hipoglicemi ose nje ndjeshmeri me te larte ndaj insulines.

Ne raste shume te rralla mund te shkaktoje toksicitet nga mbidoza dhe ne keto raste shoqerohet me diarre.

Diagnoza:

Nepermjet matjes se vitamines B5 ne urine.

Trajtimi:

Nepermjet ushqimeve te pasura me vitamine B5 ose suplementeve te vitamines B5.

Autorët: Dr. Kamela Nelaj & Dr. Bledi Gjevori
Burimet dhe Referencat:

SI TE RIKTHEHEMI NE FORME PAS PUSHIMEVEBenefitet e ushqimeve

SI TE RIKTHEHEMI NE FORME PAS PUSHIMEVE

Dr. Kamela Nelaj & Dr. Bledi GjevoriDr. Kamela Nelaj & Dr. Bledi Gjevori22/09/2026
Efektet e ushqimeve tek medikamemtet.Medikamente

Efektet e ushqimeve tek medikamemtet.

Dr. Kamela Nelaj & Dr. Bledi GjevoriDr. Kamela Nelaj & Dr. Bledi Gjevori22/09/2026
Uji eshte jeta…Kuriozitete

Uji eshte jeta…

Dr. Kamela Nelaj & Dr. Bledi GjevoriDr. Kamela Nelaj & Dr. Bledi Gjevori14/10/2024